Në Stockholm të
Suedisë u shënua 100 vjetori i Pavarësisë
PËRVJETOR I SHPRESAVE TË BASHKIMIT KOMBËTAR
Kështu tha
gazetari, publicisti dhe nënkryetari i shoqatës UNIKOMB-i, Shuquri Sejdijaj
Pjesëmarrësit i
përshëndetën edhe ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës, Ruhi Hado e Lulzim Peci.
Stockholm,23 nëntor
2012
Nga Muhamed
Krasniqi
Në Stockholm të Suedisë
u shënua 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë. Në programin festiv të
organizuar nga shoqata UNIKOMB-i me moton Duam më shumë Shqipëri, u demonstrua
një frymë, një çasje dhe një bukuri festive që e bënë më madhështore fëmijët me
programin e tyre si dhe bashkëkombasit e
tubuar e nën stolinë anekënd sallës me flamuj kombëtar.
Në mesin e qindëra bashkëkombasve
qëndruan dhe përshëndetën edhe stafi i ambasadave të Shqipërisëe të Kosovës në
krye me ambasadorët Ruhi Hado e Lulzim Peci.
Nënkryetari i shoqatës
Unikomb-i, Shuquri Sejdijaj, duke hapur këtë manifestim dhe duke përshëndetur
të pranishmit, në fjalën e tij tha se rruga e pavarësisë sonë kombëtare është shumë
e gjatë. Nëpër shekuj kemi zhvilluar shumë kryengritje e lëvizje të cilat ka
ndopdhur të shuhen por asnjëherë nuk u shuan dëshirat dhe shpresat e
shqiptarëve për pavarësi.
Shqiptarët sot jane në
pritje të Nëntorit të tretë, me shpresën se do të ribashkojmë të gjitha trojet
etnike, tha Shuquri Sejdijaj.
|
Vallja e pavarësisë: Rina, Jona, Leonora, Liridona, Gentiana dhe Dina |
Ky përvjetor, tha ai në
vazhdim të fjalës së tij, përvjetor i
100-ti me radhë, mbledh sot kudo që janë shqiptarët në këtë festë
madhe e me shpresën e bashkimit
kombëtar. Kjo datë e shënuar në historinë tonë sjell gëzim të madh edhe për
fëmijët tanë.
Tek sheh këta fëmijë që
në këtë ditë dhe për këtë ditë ti këndojnë flamurit, atdheut, lirisë, bashkimit
kombëtar e të hedhin vallen e shqipeve nuk mund të mos shkojë mendja e të
pyesësh veten: sa po bëjmë për ta? Sigurisht që pajtoheni të gjithë, pak po
bëjmë; ne po bëjmë pak e këta fëmijë duan dhe meritojnë më shumë.
Uroj që shoqata jonë
UNIKOMB-i do të plotësoi sado pak dëshirat e kësaj gjenerate që po rritet në mërgim.
Përshëndeti edhe
kryetari i shoqatës UNIKOMB-i, Blenard Saraçi.
Ambasadori i Shqipërisë,
Ruhi Hado, pasi uroi 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë tha se pavarësia është
ngjarja më e madhe në historinë e një kombi. Pamvarësia ndodhi vetëm për gjysmën e një
kombi por kjo do të ishte e madhe për të gjithe sepse që atëherë të gjithë shqiptarët hodhën spirancën e
shpresave të tyre për pamvarësi siç ishte Pavarësia e Kosovës. Ai foli për
periudhat e ndryshme nëpër të cilat kaloi shteti shqiptar.
Ndërkaq ambasadori i Republikës
së Kosovës Lulzim Peci, duke u uruar të pranishmëve festën e 100 vjedtorit të Pavarësisë së Shqipërisë, të
arriturat e sotme të kombit tonë i cilësoi
si një sukses të jashtëzakonshëm sepse historia jonë kaloi nëpër sfida të
ndryshme.
Ai foli edhe për
rethanat gjeopolitike në fund te shekullit XX dhe tha se tani në fillim
shekullin XXI po festojmë 100 vjetorin e pavarësisë, vitin tjetër do të festojmë
edhe 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe se së shpejti Kosova do të jetë në
Bashkimin Europian dhe në Nato. Ti bëjmë dy shtete të forta me standarde
evropiane, tha Lulzim Peci midis tjerash.
Pastaj defiluan me valle e këngë fëmijët si dhe me recitalin “
Edhe unë e dua Shqipërinë” të përgatitur nga Shuquri Sejdijaj dhe Shani Hoti.
Fëmijët ishin të mrekullueshëm me paraqitjen e tyre duke fituar duartrokitje të
shumta, për vallen e luajtur dhe recitimet e sjellura me atë rast nga Liridona
Hoti, Rina Sejdijaj, Gentiana Gorçi, Leonora Selimi dhe dy motrat Bjondina e
Lirjona Hoti të prira nga Lule Kryeziu. Duartroktije frenetike fituan edhe
recitatorët e vegjël, Dijon Hoti, Dardan Hoxha, Yllka Maksuti, Ida Elezaj,
Doresa Hoxha dhe Orienta Kadriu. Ndërkaq Leona Gjoshi e posaçërisht Grentina
Krasniqi ngjalli atmosferë gufuese tek pjesëmarrësit.
Pas pjesës zyrtare, deri në orët e vona të natës, të
pranishmit i argëtoi Viola Syla Rexhaj.
Bashkëatdhetarët e
pritën me kënaqësi edhe paraqitjen e dy bukurosheve nga Miss world Sweden.
Doruntina Hoxha informoi për projektin e saj te grumbullimit të mjeteteve për
spitalin e fëmijëve në Prishtinë. Gjatë programit bashkatdhetarët tuabuan një
shumë të konsiderueshme mjetesh finansiare si kontribut ndihmës për spitalin e
fëmijëve në Prishtinë.
Stockholmi, po jeton
këto ditë në shenjë festive...