lördag 26 maj 2007

Futbolli

Po. Mbrëmë e shikuam ndeshjen miqësore në futboll ndërmjet Anglisë dhe Shqipërisë. Fitorja e anglezëve s´besoj se do të ketë befasuar askënd, ndaj as vet nuk pritnja ndonjë rezultat favorizues për kombëtaren shqiptare.

Por edhe sot futbolli më ndoqi. Si ditë uikendi, me një grup shqiptarësh dolëm në Slagsta strand, në disa terrene krejtësisht të gjelbruara pranë liqenit Mälaren. Afër 20 fëmijë shqiptarë, shumica djem kësaj radhe. Djemtë luanin futboll kurse vajzat "ndërmjet dy zjarreve". Pas një loje të parë ndërmjet djemve në futboll u futën edhe të rriturit, babat.

U kënaqëm sot. Pas dite një drekë në MD...

Siç u paralajmërua edhe nesër, të dielën, do të ketë lojë në futboll të ekipeve të vogla shqiptare në Stokholm.

Në mbrëmje tani do të vazhdoj të lexoj romanin e Kadares të përkthyer ditë më parë në suedisht "Grymma april"(Prilli i thyer). Këtë roman e kam lexuar para 15 vitesh në origjinal por tani dua ta rifreskoj rrëfimin e këtij romani në suedisht.

2 kommentarer:

ELAIS sa...

Urime per blogun!

Fat e mbaresi si me te ashtu edhe me gjithcka tjeter :)

Shuquri Sejdijaj sa...

Falemnderit Ela! Edhe për ty gjithë të mirat.