onsdag 30 maj 2007

A doni të mësoni më shumë për Suedinë?

Suedia ka hapur sot në Stokholm ambasadën e saj virtuale, Second House of Sweden, në Second Life.

Kjo lloj ambasade dhe ambienti për rreth ofron për vizitorët një sërë ekspozita dhe informacione për Suedinë.Kështu për shembull, këtu gjeni një kopje virtuale të zyrës së Raoul Wallenberg-ut në Budapesht, ose zërin e një spikeri që tregon për ditën e fundit të Wallenberg-ut në liri më 16 janar 1945.

Natyrisht se ka shumë fotografi për Suedinë, fletushka me të dhëna për politikën, industrinë, dizajnin, artin si dhe një tryezë me sanduiç e ushqime suedeze si dhe një sërë reçeta ushqimore që mund të shkarkohen.

2 kommentarer:

Anonym sa...

Ja nje surprize, nje blog i ri. Do mundohem te ve blogun tek blogu i lidhjeve shqip. Te kerkoj, nese deshiron, te zgjedhesh fotografine qe te prezanton dhe nje prezantim te shkurter.

Amour Monde sa...

Suedin nuk e njof shum un por Suedezete po ;)