POEZI

Shuquri Sejdijaj

DIKUR DHE SOT

E kisha dëgjuar që në klasë të parë
Lani duart me sapunë, jo do si do.
Dhe çdo të hënë i vinim duart mbi bankë

I kishim thonjtë të prerë apo jo.

Sot përsëritet çdo mbrëmje në tëvë
Po kjo këshillë shëndetësore
Veç sapun e dezinfektant
Nuk gjen dot n’asnjë shitore!

Dhe përshëndetjet u ndryshuan
S’ka shtrëngime duarsh, as përqafime
E bëjmë me bërryla
O me këmbë si të pëlkyeme.

Qeveritë shkojnë, vijnë qeveri të reja
Por sapuni, sapuni o burra mbetet përhera!

Stokholm, mars 2020



DOSJA

Deshta
Me t'a kopjue dashninë
Dhe fjalët të due
Me t'i ngjitë
Te zemra.

 

Shtypa -
E zemra foli
Foli dhe dosja
Ekzistoj tashmë.

 

Do ta rishkruash?
Shtypa "delite"
Dhe po mbaj
Dosjen origjinale!


Si me ta shpjegue adoloshentja ime,
lajmin e Drenasit që për t’keq mori dhenë?
Me natyrën e njeriut,kafshë, egërsinë,
qenie jo gjithëmonë ma e përsosun,
a me ligësinë e njeriut dhe paaftësinë
për t’u dallue nga kafsha?!
O adoloshentja ime
ti ki shumë të drejtë,
pyetje budallaqe nuk ka
megjithëse nga nji herë ndrydhen ndjesitë.
Dhe nji zgjdhje ka kjo jetë
herët a vonë
duhet të kthehet te vetja e saj.


ZBËRTHIM

Dielli i tetorit shpon dritaret
Pothuajse të kalbura me vite
Të palarë e me xhama të thyer
E unë i rri pranë ulur në karrige
E ai picërron sytë e tij të vegjël
S’mundet me folë ndaj luan veç dorën
Of mos thuaj se dhimbjet po t’kalojnë
Ia prekë kambët si me e prekë borën.
T’ kisha mujtë me ia lexue mendimet
E me ia shplue gjithë at dashni
Edhe  ‘ I herë bac deshta me t’ vetë
E ti m’thua si gjithëherë
– kurr ma mire s’ jam kan’ n’ kët jetë!


E PAPËRFUNDUAR

Endem në kryeqytetin nordik
i ngujuar me t'ftohtin kristal
dua akullore
e hapat m'tradhëtojnë
ndërsa shiu më godet në lule t'ballit.
Endem
e lëpij shqetësimet pa fund
me shpresën  se
bredhja do t'shkund
shpresat e burgosura  të nëntorit sot
dhe përrallat e dhjetorit për n'mot.


MËSUESËRIA
/PashkoVasjane/

O mësues, i mjeri mësues
Kush të ka çitë me krye n’pus,
Ti ke pas kenë një zotni i randë
Burrat e dheut për ty çoh’shin n’kambë
Ke pasë shumë t’mira e begati
Plotë fjalë t’bukura me dijeni…
Por sot mësues, pa m’thuej si je?
Ma zi se lisi i rrxuem për dhé.
Shkon nxansëria sipri me kambë e shklet
E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet.
Je lodhë nga fjalët e premtimet
Si burrë pa grue ke mbet’ medet.
Marre për zot që askush se do
Këte fyerje gjithkush e dro
Para se t’hupet kështu mësuesëria
Me penë në dorë le t’ngritet dituria
Çonju ju t’ditur, prej gjumit çonju
Kapni lapsat, fort shtërngoni
Mos shikoni parti e qeverira
Se parti e shtet është mësuesëria!



Ja po vjen viti i ri
mos u nxeni n´qeveri.
Shumë punë ia vura mbi kry
Por ka edhe shumë për ti kry.
M´ka premtu ”s´ta prishi ty”,
Dhe për hatrin tim
Ti popull në fb trim
Prano këtë urim
që tingëllon si ngushllim
”Mos ua jepni votën
atyre që ju ropën”!

Ky urim vjen si karamel
nga zyra e Dâd´s n´ Bruksel.



REFLEKSION

Çudi, shumë çudi,
ka ndryshuar urimi i tij

Edeh 100 tjera
më thoshte kahera

Tash i vje keq
më radhitë me pleq

S´ka faj ai,
as ajo,
si duket
pleqëria më do.

Mjegullat mbi kokë
hije i kam për diell
edhe pak ditë n´tokë
pastaj për n´qiell.

Çudi, shumë çudi

prap u bëra fëmi!



ZILJA E DAJËS

(Sadullah Zendelit - Dajës)*

Në sallë
ndrrohen fjalimet
përcillen urimet,
shtohen gëzimet,
shtohen përqafimet,
në duar shtrëngimet

në podium
lulet,
vallet
këngët
gjeneratat
evokimet
përgëzimet.

Te foltorja
Daja me zile,
salla gjëmon,
Urime, urime!

30 vite me radhë
me zilen ngjyrë ar'
i ftonte Daja
fëmijët mërgimtarë.

- Ta mësojmë
mos ta harrojmë
ta duam,
si sytë ta ruajmë,
Shqipen për shqiptarët
e lanë të parët.

Daja me zile
N´a dha dije e
Shumë gëzime,
- Dajë, urime, urime!...


* Me rastin e 30 vjetorit të shkollës shqipe në Nybro të Suedisë (viti 2005 )

DËSHIRË QË S´VDES

Si toka e thatë shiun
si sofra e thatë bukën
si macja miun
si mjalta lugen
e mu tretë
si uji n´tikë të thatë
si buka n´sofren e untë
si miu nër kashtë
e si luga n´mjaltë
dhe prap nga fillimi
me nisë lojën
e synit n´lakmi
dhe kur të thuash vdiqa
me u lindë përsëri.



JEMI POPULL PATRIOT

Qe na erdhi viti i ri
Me kuvend e qeveri
Me kaçika e mushk´ri
Me bulmetra e turshi
Në vend t´ujit me raki
Me kokë t´ulur e turi.

Isa e Hasha kanë bërë be
Do ndërtojnë Kosovë t´re
T´integruar në Be-e.

Me të mbara e t´pa qara
Do ta çojnë vendin përpara.
Papunësinë e kanë problem
Po dhe kësaj i gjejnë mehlem.
Disa mijëra në Evropë
do ti hudhen si në gropë...

Ky vit ish fitimtar
Për popullin kosovar
Në mënyrë të vendosur
Deri n´palcë i veremosur
S´bëri zë për at Zot
Është popull patriot!

MOS U GËZO, MOS U HIDHËRO!
Je i vetmi e më i miri
Pos teje s'ka dhe 'i tjetër,
Mos u gëzo tashti shumë
Krejt ndryshe mendojmë nesër!

Si ty s'na duhet as edhe një
Ndaj zhduku, ik!
Mos u hidhëro tashti shumë
Se neser t'bejme prap mik!

Me gëzime e hidhërime
Jetën kështu kaluam
Po dhe sot-
Her´ u shajme e her´ u duam!


IN MEMORIAM
(12.12.2013 Murtez Xhemës)

Ta ngrinë turrin
por jo kujtimin,
as jehonën e fjalëve
Atdhe

Ne shijojmë
për ditë nga pak
dhe ngjyjmë
në kujtimet e kuqrremta,
sa të ëmbla
ishin me ty!

Sot jemi
fjalëmbetur,
gjuhëtharë...

dhe ngroh loti

dhjetorsotin!

PO GUXOVE THUAJE NJË ZANORE

Ç´drejn po ndodhë sot
nuk e di,
si loja e zanoreve  
kur isha fëmi.

Po guxove thuaj A
Po t´guxoje cofte ´i shka
Dhe duheshe me e la!

Po guxove thuaj I
Atëherë cofnin disa shki
Dhe duheshe me i l´pi!

Dy zanore të forta
A dhe I
Na ndiznin tmerrin
Kur isha fëmi.

Të gjitha lojërat
Na sillnin kënaqësi
Veç lojës së zanoreve
A dhe I.


LILLY – FIONA E GJYSHIT

Ti mbështetesh në krahun tim të zemrës
E unë ndjell gjumë për ty
Ngrohtësia e trupit tënd të butë
Ma zgjatë jetën o Lilly.

Në çastin kur them se ke fjetë
E në shtrat të lëshoi aq lehtë
Ti qanë e me të qara me flet
Në krahë tua o gjysh dua me ndejtë.

Dhe bashk shetisim n´ apartament
Unë këmbë e ti në krihët e mi,
Më rëndohesh te gjoksi
Se gjumi tash t´ka mbrri.

Flej o Lilly, gëzimi im je ti
Me ty gjyshi, ndjehet më i ri.

FARFARS LILLY-FIONA 

Du ligger mot mitt hjärta
Och jag väntar att du ska sova
Värmen från din mjuka kropp
Förlänger mitt liv Lilly
I den stund då jag tror att du sover
Lägger jag dig försiktigt i din säng
Du gråter och du pratar med dina tårar
Farfar i din famn vill jag liga kvar
Tillsammans promenerar vi i rummet
Jag gående med dig och du i min famn
Du blir tyngre på mitt bröst
Du har nu somnat.
Sov min Lilly, du är min glädje
Med dig blir farfar yngre igen.

VASHË ME VLERË

Pyllin kemi afër
ikim kur të duam
hije na bëjnë lisat
ndaj pse të vuajm?

Xhaxhi me sharrë
paska bërë bé
po na pa edhe i herë
malin ka me pré.

Mos u bë merak
ti vashë me vlerë,
sharrën e xhaxhit
e kam tretë n´humnerë.

Oh, ti se njeh xhaxhin
ai është i rëndë
po si preu me sharrë
do ti çkulë me dhëmbë.

Mos u bëj merak
Ti vashë syzezë
Kam porositë dentistin
dhëmbët dot´ia nxjerrë.

Në fund të fundit
Më mbyllë n´hambarë,
e ka vendosur
s´na lë për t´u parë.

Hambareve të tij
do t´ua jap flakën,
të dua ty
me ty dua t´plakem.

Hajde pra djalë
le të dalë ku të dalë
s´na mbeti tjetër gjë
veç të ikim n´ mal...

KOSOVA E RE 

Kosova ime e bukur
Ti nuk plakesh kurr
Sot më shkon si flutur
Shqipen ke flamur.

Kosova ime e dashur
Me shqipen dykrenare
Vuajtjet që ke pasur
Tash n´arkive i vare.

Gëzohu, gëzohu
Ti Kosova ime,
Gëzohu e krenohu
Ti Kosova trime.

Eja edhe ti
eja me ne
Po ngritet Kosova
Kosova jonë e re.

Kosova jonë e bukur
Ti nuk plakesh kurr
Shqipen dykrenare
Ma mba në flamur.

Të qepur me ar
e të larë me gjak
besën ta japim
për Ty vdesim prap!

Inga kommentarer: