onsdag 30 maj 2007

A doni të mësoni më shumë për Suedinë?

Suedia ka hapur sot në Stokholm ambasadën e saj virtuale, Second House of Sweden, në Second Life.

Kjo lloj ambasade dhe ambienti për rreth ofron për vizitorët një sërë ekspozita dhe informacione për Suedinë.Kështu për shembull, këtu gjeni një kopje virtuale të zyrës së Raoul Wallenberg-ut në Budapesht, ose zërin e një spikeri që tregon për ditën e fundit të Wallenberg-ut në liri më 16 janar 1945.

Natyrisht se ka shumë fotografi për Suedinë, fletushka me të dhëna për politikën, industrinë, dizajnin, artin si dhe një tryezë me sanduiç e ushqime suedeze si dhe një sërë reçeta ushqimore që mund të shkarkohen.

lördag 26 maj 2007

Futbolli

Po. Mbrëmë e shikuam ndeshjen miqësore në futboll ndërmjet Anglisë dhe Shqipërisë. Fitorja e anglezëve s´besoj se do të ketë befasuar askënd, ndaj as vet nuk pritnja ndonjë rezultat favorizues për kombëtaren shqiptare.

Por edhe sot futbolli më ndoqi. Si ditë uikendi, me një grup shqiptarësh dolëm në Slagsta strand, në disa terrene krejtësisht të gjelbruara pranë liqenit Mälaren. Afër 20 fëmijë shqiptarë, shumica djem kësaj radhe. Djemtë luanin futboll kurse vajzat "ndërmjet dy zjarreve". Pas një loje të parë ndërmjet djemve në futboll u futën edhe të rriturit, babat.

U kënaqëm sot. Pas dite një drekë në MD...

Siç u paralajmërua edhe nesër, të dielën, do të ketë lojë në futboll të ekipeve të vogla shqiptare në Stokholm.

Në mbrëmje tani do të vazhdoj të lexoj romanin e Kadares të përkthyer ditë më parë në suedisht "Grymma april"(Prilli i thyer). Këtë roman e kam lexuar para 15 vitesh në origjinal por tani dua ta rifreskoj rrëfimin e këtij romani në suedisht.

fredag 25 maj 2007

FILLIMI...

Ky është fillimi i blogit "Rinjet". Thonë që fillimi dhe mbarimi janë më të vështira në një proces pune. Po si do të shkojë puna me blogun? Ë, zor të parashikohet. Edhe fillimi qenka pak i vështirë. T´u them të drejtën as vet nuk e kam të definuar se pse duhet të kem një blog personal? Pse gjithë ky lulëzim në fushë të blogut? Mos ndoshta kjo fuqi magnetike që mund të ketë kjo formë e shprehjes së mendimeve dhe kontaktit me lexues të mundshëm ka prekur telat e mi... Ndoshta! Gjithëçka është e mundur.
Megjithëse e premte, nata e sontme si duket do të jet natë futbolli. Disa miq të mi më kanë ftuar që bashkarisht të përcjellim një ndeshje futbolli në lokalet e shoqatës shqiptare në Stokholm...Të shohim...Përshëndetje të gjithëve që do të mund të çasen në blogun tim!